Site icon PrishtinaPress

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 16 shkurt 2023

09:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) prezanton rezultatet e hulumtimit të traumës ndërbrezore nga nënat e ekspozuara ndaj dhunës gjatë luftës në Kosovë në vitet 1999-2000, si dhe fëmijët e tyre. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës)

10:00
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, mban konferencë për medie lidhur me “urdhrin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë”. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

11:00
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)

11:00
Fakulteti Filozofik i UP-së organizon ligjëratë me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me temën “Kosova 15 vjet shtet – Sfidat e shtetndërtimit”. (Departamenti i Historisë, salla 14)

12:00
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) organizon ceremoninë përkujtimore për nder të profesionistëve shëndetësorë. (Hyrja e QKUK-së)

13:00
Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizohet tryezë me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”. Marrin pjesë kryeministri Kurti dhe zëvendësja e tij, Emilija Redžepi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32)

18:00
Komuna e Vushtrrisë organizon shpalljen e “Sportistëve të Vitit 2022” . (Qendra rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”)

 

Exit mobile version