Ngjarjet e datës 22 dhjetor.
Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.( Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)
Fillon aktiviteti “Karvani i vaksinimit”, aktivitet njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Fushë Kosovë, ora 09:00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës organizon tryezën e rrumbullakët: “Zvogëlimi i hapësirave për ballafaqim me të kaluarën: gjuha e urrejtjes dhe ballafaqimi me të kaluarën”. (Hotel SIRIUS, ora 09:30)
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, mban konferencën e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ-në “Aktiv”, në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile për vetëdijesimin e publikut në lidhje me raportimin e korrupsionit. (Zyrat e APK-së, ora 10:00)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Kuvendi mban seancë plenare, ku në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)
Avokati i Popullit mban konferencën e fundvitit. Prezantohen statistikat preliminare për vitin 2022. (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 11:00)
Mbahet diskutim me temën “Të zhdukurit në Kosovë – çështje politike apo humanitare”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, ku shqyrton Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.(Kuvendi Kosovës, ora 12:00)
Kuvendi mban seancë të rregullt plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 13:00/Prishtinapress/