Ngjarjet e datës 1 dhjetor
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Shtëpia e Bardhë – Prizren, ora 09:30)
Mbahet mbledhja e 12-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë – Prizren, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e Prishtinës do të hapë Qendrën Mobile për testim në sheshin Zahir Pajaziti. (Ora 11:00)
Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, do të mbahet një panel diskutimi me temë “Barazia-dita botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studentëve, Prishtinë, ora 12:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët nga ZRRE për periudhën 2013-2017. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi me Kompaninë Burger King. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)
Kolegji AAB nderon Doris Pack me ҫmimin ndërkombëtar për demokraci dhe integrime. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, ora 15.00)
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR organizojnë protestën me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 16:00)/Prishtinapress/