Ngjarjet e datës 11.10.2022.
09:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Temë diskutimi është: Aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Hapet Festivali i Kafes dhe Çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin pёr Prokurorin e Shtetit dhe Projektligjin për Prokurorinë Speciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation lansojnë fushatën “Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton nismën e Komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
15:00
Vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”. (Podujevë)
19:00
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon gala mbrëmje ku marrin pjesë hotelierë e gastronomë. (Hotel “Holiday Resort”, Sllatinë)