Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani flet në ngjarjen e nivelit të lartë ekonomik kombëtar Kosova Business Forum (KBF). (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e Punës së Komisionit për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e projektit “Komunat për të Rinjtë”, financuar nëpërmjet mbështetjes së Fondit për Zhvillim Social të Japonisë, Qeverisë së Kosovës dhe i administruar nga Banka Botërore, organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha komunave partnere. (Mensa Ramiz Sadiku, rruga “Johan F. Hahn”, Prishtinë, ora 10:30)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Prokuroria Speciale e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban konferencë për media. (Para Komunës së Prizrenit Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)