Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës. (Ora 9:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 11:30)
Komuna e Vushtrrisë mban akademinë përkujtimore për masakrën e 2 Majit në fshatin Studime. (Te varrezat e martirëve në fshatin Studime, Vushtrri, ora 12:00)
ASK dhe Instituti Riinvest mbajnë diskutimin “Analiza e Parë e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA) në Kosovë: Publikimi dhe Diskutim”. (Objekti i ASK-së, ora 14:00)
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e së martës me temën “Luftimi i gjuhës së urrejtjes: Çka duhet të bëjnë gazetarët në media?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 17:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 23-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë , ora 18:00).