Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Kadri Kadriun, ish u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT-it; kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Skender Haziri; dhe kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, N204, ora 10:00)
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon Panairin e Punës 2022. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. (Klinika e Onkologjisë, ora 10:00)
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) mban konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me orët e humbura gjatë grevës. (Zyrat e SBAShK-ut, ora 11:00)
Promovohet libri “Housekeeping & Spa”, i autorit Besnik Berisha. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:00)
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)
Hapet edicioni i tretë i Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 11:00)
Promovohet libri “Mars i Acartë” të autores Melihate Tërmkolli. (Biblioteka e Kolegjit AAB, ora 13:00)
Ekipi realizues dhe artistik i filmit të pavarur “Adnan Kafazi” mban konferencën e parë zyrtare të filmit. (Kino Armata, ora 13:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston Bordin e ZRRE-së për periudhën 2006-2008. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 14:00)/Prishtinapress/