Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizon ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit (10:00).
Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), man takimin e radhës të Kolegjiumit për Arsim në diskutimin e temave dhe çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal (Vila Gërmia, 11:00).
Shfaqet për media filmi i gjatë i regjisorit Erblin Nushi “I love you more”, merr pjesë drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri (shfaqja e filmi në Cineplexx, Albi Mall – 13:00, konferenca – 15:00).
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizon “Seminar për shpëtimin e hebrenjve te shqiptarët e Kosovës gjatë Holokaustit” (Hotel Emerald, 16:00)./KP