Site icon PrishtinaPress

Ngjarje tragjike në Zvicër: Gjendet i vdekur 47-vjeçari nga Kosova, gruaja dhe vajza e tij të plagosura

Një ngjarje tragjike në Zvicër ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, ku një shqiptar nga Kosova ka përfunduar i vdekur. Dy persona tjerë po të njëjtës familje janë plagosur në këtë ngjarje.

Policia e Cyrihut njofton së pak para orës 7:00 të këtij mëngjesi është raportuar për dhunë në një familje në Cyrih, transmetojnë mediat zvicerane.

Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore dhe ambulanca kanë hasur në dy gra të plagosura, dhe një burrë në gjendje më të rëndë.

47-vjeçari pavarësisht se kishte marrë ndihmën e parë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve duke vdekur ne vendin e ngjarjes. Gruja e viktimës, 50-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare u dërguan në spital për trajtim, përcjell Telegrafi.

Siç raporton media zvicerane kosovari zotëronte një biznes të veturave dhe sipas dëshmisë së një punonjësi të tij, familja kanë bërë jetë të qetë dhe asnjëherë nuk i kanë parë të kenë zënka.

Raportohet se viktima kishte shkuar në Zvicër qysh në moshën 16 vjeçare.

Djali i viktimës, ka rrëfyer për median zvicerane se kur ai kishte dalë nga shtëpia pak orë para se të raportohej krimi gjithçka ishte në rregull.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Jam i shokuar. Policia deri më tani nuk më ka dhënë asnjë detaj për rastin”, shprehet djali 20-vjeçar i viktimës.

Policia zvicerane thotë se për momentin janë të paqarta motivet e krimit dhe rrethanat e ndodhjes së tij.

Exit mobile version