-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarje ‘horror’ në Poloni, 76-vjeçari jetoi me nënën e tij të vdekur për 13 vjet

Një ngjarje horror ka ndodhur në Poloni, ku një 76 vjeçar e mori kufomën e nënës së tij dhe e vendosi para televizorit në divan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Radlin në Poloninë jugperëndimore , ku 76 vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e vendosi në një divan para televizorit.

Ngjarja është zbuluar nga kunati i 76-vjeçarit, pas një vizite në shtëpinë e këtij të fundit ku ka parë dhe trupin e mumifikuar në divan. Ai vendosi që të thërriste një ambulancë, mjekët që ishin në mjet gjetën trupin e mumifikuar të shtrirë në një divan mbi një grumbull gazetash që datojnë që nga viti 2009.

Marian L. dyshohet se ka qëndruar më shumë se një dekadë ulur pranë kufomës së mumifikuar të nënës së tij, madje duke u përpjekur ta ushqente atë ndërsa shikonin TV “së bashku”.

Ndërkohë fqinjët janë shprehur se nuk e njohin shumë 76 vjeçarin pasi ishte një person që qëndronte vetëm dhe shmangte kontaktet me njerëzit. Mediat e huaja shkruajnë se ato e quanin “vampir”, pasi nuk i dinin as emrin.

Ndërkohë para se të arrestohet 76 vjeçari ka kërkuar që ti japë lamtumirën nënës së tij, e cila ka humbur jetën në janar të 2012. Sipas mediave vendase dyshohet se ai e ka zhvarrosur trupin e saj menjëherë pas mbylljes së ceremonisë mortore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img