1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarje e rëndë në Prizren: Babai tenton ta vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me revole drejt saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Randobravë të Prizrenit ku një person ka shtënë disa herë në drejtim të vajzës së tij.

Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”.

Siç njofton Policia, i dyshuari N.H. 59-vjeç, pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A.H. 31-vjeçe).

Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia.

I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren.

Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes, njofton Policia.

Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arritur dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar.

Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img