Një foshnjë tre mujore që po trajtohej në Klinikën për Fëmijë në Shkup, raportohet se ka shenja dhune në trupin e saj.
Siç raporton“Portalit X”, familjarët e foshnjës dyshojne që kjo ka ndodhur si pasojë e një konflikti që kishte ardhur pasi nëna dhe gjyshja e foshnjës nuk kanë ditur gjuhën maqedonase, gjë që sipas tyre, nervozoi motrat medicinale.
Ministri i Shëndetësisë atje, Arben Tavari ka thënë se nëse ky rast është i vërtetë, infermierja do të pushohet nga puna.
“1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë
2. Sidoqë të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm
3. Jam duke shkuar në vendngjarje personalisht për të takuar familjarët dhe stafin!” – ka shkruar ai.