4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarje e rëndë në Greqi, nëna hedh foshnjën 11 muajshe në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Veria të Greqisë.

Një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në lumin e Aliakmonasit në Veria, në afërsi të një dige. Vdekja e vogëlushes është konstatuar nga mjekët e spitalit të Verias, ndërsa dyshimet e para tregojnë se foshnja është hedhur në digë nga nëna e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për pasojë nëna 29-vjeçare është arrestuar nga autoritete greke.

Protothema.gr raporton se kanë qenë prindërit e 29-vjeçares ata që kanë denoncuar zhdukjen e mbesës së tyre në polici, pasi 29-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi natën e ndërrimit të viteve pa foshnjën.

Pas denoncimit në polici, nisi menjëherë kërkimi për beben 11 muajshe, njëkohësisht dhe marrja në pyetje e 29-vjeçares, e cila jepte dëshmi kontradiktore. Aty policia nisi të dyshojë se e ëma mund të kishte gisht në zhdukjen e foshnjës.

Pas disa orësh në pyetje, nëna pranoi se kishte hedhur të bijën në lumin e Alikmonasit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img