1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarja që tronditi mbrëmë Kosovën, si erdhi deri te aksidenti fatal që mori jetën e katër personave

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar, njëri rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ndërkaq në veturë janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën”, ka deklaruar Veseli.

Sipas video-incizimeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihen veturat që kanë përfunduar dhjetëra metra jashtë aksit rrugor.

Pamjet tregojnë edhe njerëz të shtrirë në tokë si dhe qytetarë përreth veturave të aksidentuara.

Ndërkaq, prokurori i rastit, Besnik Nuredini ka thënë se në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat

“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit, Besnik Nuredini mbrëmë para mediave.

Në lidhje me shkaqet e aksidentit, prokurori tha së është ende herët për të dhënë detaje dhe se po kryhen hetime akoma. .

Ai konfirmoi se viktimat janë një 21-vjeçar, një 23-vjeçar dhe dy të tjerë rreth moshës 40-vjeç.

Ndërkaq, mësohet se dy personat e lënduar janë burrë dhe grua, të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtatzënë.

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, ka deklaruar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Lidhur me aksidentin tragjik ka reaguar kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, duke e ka quajtur të mërkurën ditë të kobshme.

Ai shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjve.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, tha Aliu.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes tragjike të katër të rinjve.

“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img