Policia e Kosovës ka njoftuar se kundërvajtësit i merret patentën e shoferit për një vit dhe i është shqiptuar gjoba prej 500 €, pasi i njëjti ka qenë në drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Kosovës i cili drejtonte mjetin e tij me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi I është bërë alkootesti është vërtetu se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.65 promila
Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e PK./Prishtinapress/