12.5 C
Pristina
Friday, April 25, 2025

Buy now

spot_img

Ngërçi politik dhe nevoja e krijimit të institucioneve, diskutohen nga kryesia e AAK-së

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës të enjten.

Në një njoftim në Facebook ky subjekt politik bën të ditur se u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj”.

“Po ashtu, në mbledhjen e sotme të kryesisë, u përkrah propozimi i kryetarit Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img