Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në Autostradën Veternik-Bresje ka hasur në mjetin duke transportuar ngarkesë jashtë përmasave të lejuara dimensionale pa leje të veçantë.
Me këtë rast, personi juridik i cili e ka lejuar shoferin ta drejtoj mjetin pa leje të veçantë është gjobitur me 300 €.