Site icon PrishtinaPress

Ngacmoi të miturën në pishinë, arrestohet babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë

Policia e Miamit të Veriut arrestoi të premten një 60-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur që notonte në pishinë në një kompleks.

Sipas mediave vendase, Skender Halili tentoi të ngacmonte 12-vjeçaren disa herë dhe ngjarja u pa një nga dëshmitar.

Halili tani po përballet me një sërë akuzash për vepra penale, thotë policia.

Sipas policisë së Majamit të Veriut, incidentet ndodhën në pishinën e Villa Laguna në kompleksin SoLé Mia, që ndodhet në 2200 SoLé Mia Square Lane.

Dëshmitarët kanë deklaruar se ai notonte qëllimisht në drejtim të saj dhe “donte ta kapte nga këmba” për t’i prekur organet gjenitale, por e mitura mundi të largohej me not.

Në dëshminë e tij pasi u arrestua, ai deklaroi se e kishte prekur 12-vjeçaren gjatë notit, por ishte aksidentale.

Policia arrestoi Halilin me akuzën e veprës penale për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm ndaj  një fëmije 12 vjeç.

Raportohet se 60-vjeçari është babai i fotografit të njohur të VIP-ave shqiptar, Klevin Halili.

Exit mobile version