Policia ka arrestuar një person në Graçanicë, pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së diele në orën 21:15.
Kurse i dyshuari për këtë ngjarje me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia në raportin 24 orësh./Prishtinapress/