Site icon PrishtinaPress

Ngacmohet vajza e kryetarit të Shtërpcës, Jevtiq denoncon rastin në Polici

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Viktimë e një rasti të tillë është edhe vajza e kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, rast ky për të cilin tashmë një person ka rënë në prangat e Policisë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se denoncimi është bërë nga vet Jetviq.

Sipas informacioneve të para, Jevtiq ka deklaruar para hetuesve policorë se vajza e tij është ngacmuar nga një 27-vjeçar, i cili dyshohet se i ka ngacmuar të të dy përmes rrjeteve zyrtare, për çka edhe ishte hapur rast. 

Por pas ngjarjeve të fundit, Jevtiq ka dërguar prova të reja në Polici, që dëshmojnë se vajza e Jevtiq është ngacmuar përmes fotove që i janë publikuar në rrjete sociale, me mbishkrime të ndryshme.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuara personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Exit mobile version