Është arrestuar një person për ngacmim seksual ndaj një të miture në Dragash.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Dragash 19.07.2023, 13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.