2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngacmohet avokati nga Prishtina, rastin e denoncon në Polici

Komunikimet me qëllim ngacmimi apo frikësimi, për t’i shkaktuar dëm një personi përbëjmë vepër penale.

Kushdo që vë dikë në frikë, duke i shkaktuar shqetësim të madh emocional dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

Një rast i tillë është denoncuar të dielën në Polici, nga një avokat, i cili ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës ka pranuar mesazhe ngacmuese.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që dyshohet për këtë rast i ka dërguar viktimës mesazhe përmes një rrjeti social.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimit që i është shkaktuar, si dhe ka deponuar dëshmi lidhur me rastin.

Pas dhënies së deklaratës së tij dhe përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Ngacmim” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore që të sigurohet prezenca e personit të dyshuar./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img