Policia dhe Prokuroria në Prizren janë akivizuar për të hetuar një rast të rëndë që kishte ndodhu në vitin 2022 në Suharekë. Një gjimnaziste dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një mësimdhënës në gjimnazin “Jeta e Re”, në Suharekë.
Insajderi ka konfirmuar se lidhur me këtë rast Policia në kordinim me Prokurorinë kanë nisiur hetimet javen e kaluar.
Prouroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Insajderin se është duke e hetuar këtë rast.
“Referuar kërkesës tuaj për informacione, Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se, prokurori i rastit ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe për grumbullimin e informacioneve të nevojshme” ka bëtë të ditur zëdhënsia e Prokurorisë në Prizren, Fitore Mehmeti.
Po ashtu lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Hetuesit rajonale kanë fillu hetimet lidhur me këtë rast në kordinom me prokrorin e shtetit. Janë në fazat e para të hetimin dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të ju japim më shumë informacine lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi.
Sipas dyshimeve të para, rasti ka ndodhur në vitin 2022 ku dëshmitar i këtij ngamimi raportohet se ka qenë një mesimdhënës tjetër.
Vajza në kohën kur ishtë ngacmuar ishte 16 vjecare.