Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka publikuar pamje nga dita e djeshme për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit në afërsi të sistemit radarik në Kodrën e Goleshit.
Sipas tyre dje kishte rrezik ku do të mund të shkaktoheshin dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.
“Falënderojmë personelin tonë të sigurimit, zjarrfikësit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari’ dhe zjarrfikësit e Komunës së Lipjanit, për sanimin e këtij rreziku, që do mund të shkaktonte dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.
