Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja ditët e ftohta të janarit në Londër ka vendosur t’i zëvendëson me vendet e ngrohta të Amerikës Latine.
Në fakt, bukuroshja ka zgjedhur që fillim vitin ta kaloj duke shijuar plazhet fantastike të Xhamajkës.
Ajo ka bërë të ditur se ka filluar të punoj në albumin e dytë në karrierë pas suksesit të arritur me të parin.
“Ndjehem shumë me fat që u zgjova në këtë parajsë me disa nga njerëzit e mi të preferuar me të cilët do të punoj për albumin tim të ri. Jam shumë e lumtur për të gjitha këto mundësi dhe shumë falënderuese që kjo është pjesë e punës time. Me shumë dashuri nga Jamaica”, ka shkruar Dua.
Ndryshe, Dua është shpallur javë më parë si këngëtarja më e kërkuar e vitit të kaluar në Britani të Madhe ndërsa mori çmimin Artistja më e mirë e Re nga MTV EMA 2017.
Hiti i Lipës i njohur si “New Rules” ka arritur të shikohet rreth 860 milionë herë në YouTube