Site icon PrishtinaPress

Nga VV thonë se mandati i Qeverisë Kurti do të jetë i pari që do të kryehet si plotë: Nuk ka zgjedhje

Fitore Pacolli, deputetit e partisë në pushtet, LVV-së, nuk beson se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Sipas saj, mandatit i Qeverisë Kurti, do të jetë i pari që do të kryehet si plotë.

“Nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ky do të jetë mandati i parë i cili do të jetë i plotë i qeverisjes..”, ka thënë ajo në Tëvë 1.

E pyetur për deklaratën e nënkryetarit të partisë, Glauk Konjufca i cili ka thënë se sa më shpejtë që vendi të shkojë në zgjedhje është më mirë, ajo këtë e ka thënë se për partinë e tyre është kështu, sepse gëzojnë mbështetje të madhe.

“Kurdo që shkojmë në zgjedhje dalim me rezultat më të mirë se që kemi dal tri vite më parë, ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve, edhe sot me shku ne jemi në rregull”, ka thënë ajo.

Tri vjet pas fitimit të zgjedhjeve nacionale e pyetur për mosrealizimin e disa premtimeve siç është Vettingu në drejtësi dhe reformat, ka akuzuar se kjo po pengohet nga opozita dhe

vet sistemi drejtësisë.

Akuza ka dhënë edhe ndaj komunave të Kosovës për mos realizimin e premtimit për ndërtimin e çerdheve.

Ajo ka treguar se në Prishtinë një çerdhe nuk po ndërtohet në mungesë të lëshimit të lejes nga komuna.

“Të shkolla e gjelbër në Prishtinë, është vu gurthemeli për ndërtimin e çerdhes, por s’është ndërtua sepse kryetari i komunës nuk e leshu lejen e ndërtimit”, ka thënë ajo.

Exit mobile version