3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nga Spanja në Greqi, Europa në flakët e të nxehtit

Temperaturat po kërcënojnë të tejkalojnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Evropë prej 48.8°C këtë javë. Vendet në të gjithë Evropën Jugore po zhyten në valën e dytë të të nxehtit.

Një anticiklon i ri i quajtur Charon, po shkakton nxehtësinë ekstreme. E përforcuar nga ndryshimet klimatike, pritet të vazhdojë të paktën deri në fund të javës.

Temperaturat e larta kanë çuar në alarme të përhapura për zjarret dhe paralajmërime shëndetësore në të gjithë Evropën Jugore.

Agjencia spanjolle e motit Aemet ka thënë se vala e të nxehtit do të “prekë një pjesë të madhe të vendeve në kufi me Mesdheun” këtë javë. Temperaturat mund të rriten në pjesët jugore të vendit në mbi 42 gradë Celsius, por ka të ngjarë të fillojnë të bien të mërkurën.

Foto/ Nga Spanja në Greqi, Evropa në “flakët” e

Një burrë evakuon kuajt pas zjarreve pranë fshatit Pournari, Greqi

Greqia ka parë zjarre shkatërruese të përhapura nëpër pyjet me pisha që janë bërë të thata për shkak të të nxehtit. Flakët janë ndezur nga era në verilindje të Atikës, Lutraki, Devenochoria dhe Boetia.

Zjarret shpërthyen dy qytete bregdetare jashtë Athinës, duke djegur ndërtesa dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen. U lëshuan urdhra evakuimi për të paktën gjashtë qytete përgjatë bregdetit pasi erërat arrinin shpejtësinë 70 km/h.

Foto/ Nga Spanja në Greqi, Evropa në “flakët” e

Flakët kanë përfshirë një shtëpi në Saronida, pranë Athinës

Në Itali, zyrtarët shëndetësorë kanë intensifikuar paralajmërimet për të nxehtin ndërsa Roma po përgatitet për temperaturat maksimale prej 42 gradë Celsius. Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar rajoneve që të shtojnë thirrjet për të moshuarit dhe personat vulnerabël, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të dalin jashtë për të kërkuar kujdes mjekësor.

Foto/ Nga Spanja në Greqi, Evropa në “flakët” e

Shatërvani Barcaccia përballë Scalinata di Trinita dei Monti, Romë

Ai paralajmëroi se vendet e tjera, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Poloninë, gjithashtu mund të përballen me nxehtësi ekstreme në ditët e ardhshme.

Edhe Greqia pritet të ketë rritje të temperaturave gjatë kësaj jave. Athina mund të shohë maksimumin prej 43°C të shtunën. Agjencia e motit në vend thotë se nuk pret që temperaturat të ndryshojnë shumë përpara të mërkurës.

Nga e enjtja, megjithatë, një valë e dytë e të nxehtit do të godasë vendin duke shkaktuar rritje të temperaturave.

Foto/ Nga Spanja në Greqi, Evropa në “flakët” e

Një vizitor është prekur nga nxehtësia në majë të kodrës së Akropolit, gjatë një vale të nxehtit në Athinë

Gjatë fundjavës, Akropoli në Athinë u mbyll për vizitorët gjatë pjesës më të nxehtë të ditës për të mbrojtur turistët. Tani ka rifilluar orët normale të hapjes pas një pushimi nga nxehtësia të hënën.

Foto/ Nga Spanja në Greqi, Evropa në “flakët” e

Piazza del Popolo, gjatë një vale të nxehtit në Romë, Itali

Këshilltari i lartë i nxehtësisë ekstreme për WMO John Nairn u tha gazetarëve në Gjenevë se temperaturat e larta të përsëritura gjatë natës ishin veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut “sepse trupi nuk është në gjendje të rikuperohet nga nxehtësia e qëndrueshme”.

Foto/ Nga Spanja në Greqi, Evropa në “flakët” e

Një burrë bën banja dielli në parkun Retiro në Madrid, Spanjë

Ekspertët thonë se më shumë se 60,000 njerëz në të gjithë Evropën vdiqën nga valët e të nxehtit të vitit të kaluar. Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia ishin vendet më të prekura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img