0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga sot pajisjet dimërore të obliguara për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion

Nga sot, 15 nëntor fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.

15 nëntori është data zyrtare e hyrjes në sezonin e dimrit për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Që nga 15 nëntori është e detyruar me ligj që çdo drejtues i automjetit të pajiset me gomat e dimrit dhe pajisjet tjera të nevojshme dhe të obliguara.

Pajisjet dimërore të obliguara janë gomat për përdorim dimëror (M+S) zinxhirët në rrotat tërheqëse. Sugjerohet pwr tw gjithw drejtuesit e mjeteve kontrollimi i dritave, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisë – madje rekomandohet edhe kontrolli i bazës së makinës.

Pajisjet duhet të mbahen në makinë pavarësisht motit, në të kundërtën parashihen dënime për shoferët.

Obligimi ligjor për mbajtjen e pajisjes dimërore vlen deri më 15 mars të vitit 2018.

Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkelë prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.

Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota, ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës së shkelë, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë, prej së paku katër milimetrave.

Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img