-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga sot në grevë edhe shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës

Edhe shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës po kërkojnë rritje të koeficientit.

Në shenjë pakënaqësie ndaj projektligjit për paga, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës sot do të hyjnë në grevë, e që kjo grevë pritet të zgjasë deri në realizim të kërkesës së tyre që koeficienti të rritet për 40 për qind.

Kurse, nga nesër të gjithë Shërbyesit civilë në Kosovë do të hynë në grevë me kërkesën për rritje të koeficientit.

Këtë e ka bërë të ditur Këshilli Grevist i shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës përmes një komunikate për media, në të cilën thuhej se ndjehen të diskriminuar në projektligjin për pagat.

“Shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës, janë të pakënaqur me këtë projektligj dhe kanë formuar Këshillin grevist, duke shprehur pakënaqësitë për këtë projektligj, sepse ndjehen të diskriminuar. Këshilli grevist i themeluar nga shërbyesit civilë, duke u bazuar në ligjin mbi kryeqytetin, vëllimin e punëve, ndërlikueshmërinë e punëve dhe rrezikshmërisë ka parashtruar kërkesën për ngritjen e koeficientit për 40 për qind më shumë, se siç është paraparë në projektligjin për paga në Republikën e Kosovës”, thuhej në komunikatën për media.

Këtë kërkesë shërbyesit civilë sipas shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës ia kanë adresuar kryetarit të kësaj komune Shpend Ahmetit, Ministrisë së Administratës Publike, SPAK-ut dhe Komisionit për hartimin e draft-ligjit.

Për të njëjtën çështje sipas njoftimit, Këshilli grevist është takuar 5 herë me koordinatorin për reforma shtetërore Besnik Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img