Nga sot, mbi 1 mijë e 600 punëtorë në Kosovë futen në grevë

118
Advertisement

indikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës, nga sot, rikthen grevën e pezulluar kohë më parë, pas mospërmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i kësaj Sindikate, Bahri Jashari, tha për Radio Kosovën se vendimi është marrë nga kryesia dhe se greva nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre për të cilat, siç tha ai, janë ligjore.

Advertisement

Mbi 1 mijë e 600 punonjës të administratave nëpër gjykata dhe prokurori të Kosovës, nga nesër, do ta fillojnë grevën me kërkesën: Përfshirjen në ligj si nëpunës civil me status të veçantë, koeficient në vlerën e 25 për qind dallim me shërbyesit tjerë civil, t’u paguhet shtesa në vlerë prej 50 euro në çdo tre muaj, si dhe disa kërkesa tjera. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, Bahri Jashari, tha për Radio Kosovën se vendimi për fillimin e grevës së pezulluar muaj më parë është marrë në kryesi dhe se e njëjta nuk do të ndërpritet deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.

PostAdssFotoja e reklamës