Nga sot do të hapet për qarkullim të veturave sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Aty, nga mëngjesi i 21 marsit, do të kalohet me vetura, rrugë kjo të cilën komuna e Prishtinës e pati bllokuar për qarkullimin e automjeteve duke e shndërruar në shesh për këmbësorë.
Këtë e bëri të ditur për mediat gjatë ditës së djeshme drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, i cili tha se ky është një vendim i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.
Sipas tij, mundësia e kalimit me automjete do të zgjasë derisa të nisin punimet e sheshit.