Site icon PrishtinaPress

Nga sot gjoba nga 500-5 mijë euro për bizneset që bëjnë “zhurmë”, VV: Ky është dështim i Përparim Ramës

Nga sot ka filluar të zbatohet projekti i mbrojtjes nga ndotja akustike, në sektorin e gastronomisë në Komunën e Prishtinës. Për ata që nuk i përmbahen, parashihen gjoba nga 500 deri në 5 mijë euro.

Lidhur me këtë projekt ka reaguar Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cila e ka quajtur të dështuar këtë projekt, duke thënë se janë tejkaluar afatet ligjore në secilin hap të planifikuar.

“Ky projekt ka dështuar qysh në fillim të implementimit të tij sepse: Janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore në secilin hap të planifikuar; Janë mbi 1,000 biznese ekzistuese, kurse për instalim të matësve kanë aplikuar vetëm 350 prej tyre;

Në këto 350 biznese të cilat kanë aplikuar për instalim të matësve, nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat konform legjislacionit dhe Rregullores në fuqi e që përfshijnë furnizimin me pajisje që tregojnë decibelët dhe qasjen nga bizneset, certifikata etj.

Trajtimi i kësaj problematike është tejet i nevojshëm, por trajtimi i duhur është thelbësor që zgjidhja të jetë e qëndrueshme. Me këtë qasje të Komunës së Prishtinës, qytetarët nuk do ta gjejnë qetësinë e kërkuar derisa bizneset do të gjobitën, ndërsa pushtetarët komunal do të vazhdojnë të thonë se “shumë po punohet në Prishtinë” Ky është dështimi dhe zhurma e radhës e Përparim Ramës”, thuhet në reagimin e VV’së.

Exit mobile version