Site icon PrishtinaPress

Nga sot borxhlinjtë e ujësjellësit do të përballen me përmbarues privatë

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se lëndët e atyre që kanë obligime të pashlyera tash e tutje do të kalojnë në përmbarues privat

Ujësjellësi thotë se konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se nga sot janë formuar komisione të veçanta për verifikimin dhe dërgimin/procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat, të konsumatorëve që kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe të atyre konsumatorëve të cilët kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe të cilët nuk iu janë përmbajtur kontratës së nënshkruar nga të dyja palët

“Borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milion euro derisa, nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike kanë përfituar mbi 52 mijë konsumatorë, ku një pjesë e konsiderushme e tyre nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale. Përveq aplikimit masiv të shkyçjeve individuale, nga sot lëndë të shumta të konsumatorëve borxhlinj do të procesohen te Përmbaruesit”,thuhet në njoftim e KRU ‘Prishtina’.

Exit mobile version