2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Nga shtatori “tërmet” në RTK, çfarë thanë drejtuesit e televizionit në Kuvend

Drejtuesit e televizionit publik, duke e pranuar se ka shumë të meta, janë zotuar se nga shtatori do të sjellin reforma dhe riorganizim të plotë të RTK-së. 

Drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thënë se procesi reformues që po e synojnë kërkon edhe më shumë buxhet.

“Në shtator kemi reformën e thellë në RTK. Sigurisht se nuk do të jetë një proces njëjavor, por do të kemi tre muaj në dispozicion. Në këto momente nuk mund të them se a do të ketë shkurtime apo largime. Se si do ta organizojmë mbetet të shihet. Ne po ashtu do të kërkojmë që të respektohet Ligji i RTK-së, që buxheti të jetë 0.7 përqind e buxhetit total të Kosovës. Kjo do të na mundësojë që përfundimisht të fillojmë të investojmë në program dhe teknologji. Ne kemi nevojë për para shtesë. Vetëm RTK në dallim me televizionet publike të rajonit funksionin me rreth 10 milionë euro buxhet. Reforma është e nevojshme, por njëkohësisht do të kërkojmë që të respektohet Ligji i RTK-së”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Këto zotime ai i tha para Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili në një mbledhje po shqyrton planifikimin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2022. 

Ahmetxhekaj shtoi se RTK ka ende 1.6 milionë borxhe të trashëguara, por ka thënë se për këtë çështje do të marrin një vendim dhe do të kërkojnë edhe ndihmën e Kuvendit. 

“Është e vërtetë se ne do të duhej t’i paguanim këto borxhe, por ne jemi duke funksionuar me buxhet emergjent. Këtë vit do të kemi mundësi të planifikojmë më mirë buxhetin për vitin tjetër. Për momentin nuk mund t’i paguajmë borxhet sepse nuk mund të jemi selektiv, por do të bëjmë marrëveshje me të gjithë për t’i paguar”, ka theksuar Ahmetxhekaj.

Gjatë raportimit, ka folur edhe kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili ka thënë se edhe për këtë periudhë janë munduar të vazhdojnë me logjikën e mirë të menaxhimit, ku si rrjedhojë sipas tij tremujorëshi i kaluar është përmbyllur me plus 67 mijë euro, por ka pranuar se shqetësuese mbetet fakti se rreth 87 përqind e buxhetit shkon në paga të punëtorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img