4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Nga shtatori do të na kërkohet Asociacioni, pavarësisht duartrokitjeve ndaj Kurtit në Bled”

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se pavarësisht duartrokitjeve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, prapë se prapë nga java e ardhshme (në shtator), Kosovës do t’i kërkohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus”, ku ka theksuar se fakti që ti i merr disa duartrokitje në Bled nuk ia përmirëson pozitën Kosovës.

Sipas tij, Kosova është në të njëjtën pozitë karshi dialogut me Serbinë dhe karshi marrëveshjes me Brukselit.

“Sjellja e BE-së dhe vendeve perëndimore karshi Kosovës, qoftë e padrejtë apo që nuk na pëlqen neve është fakt. Kur je në qeverisje ti e merr këtë si fakt dhe e gjen mënyrën se si e adreson këtë çështje, ankesa që kjo që po na bëhet neve në politikë nuk ka kurrfarë as fuqie as logjike. Fakti që ti i merr disa duartrokitje në Bled nuk ia përmirëson pozitën Kosovës, mos ta rrejë veten, Kosova është në të njëjtën pozitë karshi dialogut me Serbinë dhe karshi marrëveshjes me Brukselit. Edhe në shtator do të na kërkojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pavarësisht duartrokitjeve ndaj kryeministrit Kurtit. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë punë, se nuk ka ndryshuar asgjë në atë drejtim”, u shpreh Ymeri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë dua të normalizoj raportet dhe do ta bëja menjëherë këtë nëse, për shembull, fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë. Mund të ndodhë sepse ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen Bazë për të cilën presidenti serb dhe unë u pajtuam në Bruksel. Por, normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Në këtë drejtim, nuk mund të kontribuojë”, tha Kurti gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit.

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel. Një muaj më pas, palët u pajtuan në Ohër për Aneksin e zbatimit të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img