Nga shpërthimi i gazit në një ndërtesë në Sllovaki, vdesin tetë persona

68
Advertisement

Është rritur në tetë numri i personave të vdekur pas shpërthimit të gazit më 6 dhjetor në një bllok banesash në Presov të Sllovakisë. Shtatë persona janë gjetur tashmë, ndërsa kërkimi për të tetin ende vazhdon.

Advertisement

Megjithëse përfaqësuesit e qytetit fillimisht raportuan nëntë viktima, zjarrfikësit më vonë mohuan informacionin, raportoi e përditshmja sllovake ‘Korzár’.

Policia informoi në një konferencë në Presov se hetuesi rajonal ka filluar një proces penal për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm. Gjashtë persona dyshohet se janë ndaluar për këtë rast, njoftoi ‘Korzár’, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit përgjegjës për punimet në terren që janë të lidhura me tragjedinë dhe janë objekt i hetimit dhe ekzaminimit të mëtejshëm janë arrestuar”, tha Jana Ligdayová, zëdhënëse e departamentit të policisë rajonale të Presovit.

Mediat tashmë kanë raportuar se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga puna në një rrjet gazi. Tubacioni mund të ketë qenë i shpuar, gjë që bëri që gazi të ngrihej në majën e ndërtesës. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës