Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili tashmë gjendet në SHBA për vizitë, ka përkujtuar Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën, të cilët ishin vrarë nga forcat serbe në Prishtinë
Thaçi përkujton se para 33 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ranë burrërisht në përleshje me forcat serbe në Prishtinë.
Postimi i tij i plotë:
Para 33 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ranë burrërisht në përleshje me forcat serbe në Prishtinë.
Rexhep Malaj ishte burgosur më herët, dhe si veprimtar i pathyeshëm kishte vazhduar aktivitetin patriotik edhe pas daljes nga burgu. Te Nuhi Berisha kishte gjetur bashkëmendimtarin dhe idealistin. Ranë për idealin e përbashkët – lirinë e Kosovës. HTH