Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga një mjet i mprehtë.
Nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është bërë e ditur se njëri nga të lënduarit është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka deklaruar për KosovaPress se gjendja e të lënduarve ka qenë stabile gjatë qëndrimit në Klinikën Emergjente.