Site icon PrishtinaPress

Nga Presidenca i reagojnë Vuçiqit për punën e trafostacionit në Vallaq

Shefi i kabinetit të presidentes së Republikës se Kosovës, Blerim Vela, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit dje ka paralajmëruar se Kosova do të synojë ta marr nën menaxhim trafostacionin e Vallaqit në veri të vendit.

Vela ka shpërndarë në Twitter një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Ujmanit.

“Zyrtarët e #qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se Kosova a po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Vallaq dhe iu lut që të mos e bëjnë këtë.

“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Exit mobile version