1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Nga Parisi në Dumosh – Albin Kurti dënohet pasi theu heshtjen zgjedhore në Podujevë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo pasi kryeministri njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti këtë të shtunë ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi duke shetitur në sheshin e qytetit.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP.

Nga PZAP kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar VV-së gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën thuhet se ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh.

Ndryshe, ish ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ishte shprehur se Kurti kishte ardhur nga Parisi direkt në Dumosh për të bërë fushatë për Shpejtim Bulliqin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img