Nga një muaj paraburgim për Driton e Korab Lulajn, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, mëngjesin e së shtunës teksa ky i fundit po dilte nga një kafiteri.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.
Derisa gjatë ditës së djeshme ishte mbajtur seanca gjyqësore ku ndaj të dyshuarve ishte zgjatur masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.