Qytetarët e Prishtinës nga nesër do të kenë një hall më pak, pasi që do të kenë vazhdimisht ujë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sipas të cilit nga nesër fillon testimi me furnizim të ujit.
“Prej nesër, fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin tone”, ka shkruar Ahmeti shkurt në Facebook.