-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nga nesër ‘paralizohet’ Gjykata Kushtetuese

Që nga dita e nesërme (15 qershor) Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale. Kjo pasi dy gjyqtarëve të këtij institucioni u përfundon mandati sot, ndërsa një gjyqtari i ka përfunduar më herët, ndërkohë që për të pasur kuorum për vendimmarrje nevojiten së paku shtatë gjyqtarë, nga nëntë sa ka Kushtetuesja, shkruan sot  Zëri.

Kuvendi i Kosovës dështoi gjatë muajit të kaluar t’i zgjedhë tre gjyqtarët e rinj shqiptarë, më 22 maj ishte shpallur konkursi i ri për këto pozita.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ky konkurs, në të cilin kanë aplikuar 16 persona, tashmë është mbyllur. Ndërkohë, intervistimi i tyre do të bëhet gjatë së mërkurës dhe së premtes së javës që vjen. Pavarësisht kësaj, njohësit e sistemit të drejtësisë konsiderojnë se puna e Gjykatës Kushtetuese do të “paralizohet” pas 15 qershorit, pasi nuk do të ketë mundësi për të marrë kurrfarë vendimi. Ata me këtë rast kanë vlerësuar se aktgjykimi i fundit i këtij institucioni (i cili konstatoi se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar nuk është antikushtetues), është skandaloz dhe kontradiktor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img