0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nesër nis rivarrimi i dëshmorëve të UÇK-së në Marinë

Këshilli Organizativ ka filluar aktivitetin për rivarrimin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Drenicës në Kompleksin Memorial në Marinë.

Sipas komunikatës, me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës,  Ramush Haradinaj, të datës 08.05.2018, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të  Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

“…nesër në ora 10:00 fillon puna e zhvarrimit  të  dëshmorëve të UÇK-së të  Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit”, thuhet në komunikatë.

Tutje, ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.

“Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë:

Forca e sigurisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Drenasit, Zyra e Kryeministrit, Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Komisioni  për persona të zhdukur, Instituti i mjekësisë ligjore dhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë”, ka thënë zëdhënësi i KO-së, Ibrahim Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img