-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga nesër ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është bërë riorganizimi i planit tarifor të transportit publik.

Për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 Euro do të zbresë në 13.50 Euro.

“Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€ dhe Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€”, thuhet në njoftim.

Komuna bënë të ditur se një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.

“Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban: Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”.

Ndërsa, biletat ditore 24 orëshe dhe ato me një drejtim, mund t’i bleni si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal”, thuhet në njoftim.

Komuna ka theksuar se plani i ri tarifor do të aplikohet nga data 31 janar 2023.

Ky riorganizim është bërë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img