Mot kryesisht i nxehtë parashihet të mbajë sot në vend. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 14C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 28C e 30C, sipas “Mendimi për motin”.
Nga nesër, pritet ndryshim drastik i motit. Me mëngjes do të ketë të reshura, erëra të fuqishme, e në vise të larta malore mbi 2 mijë metra priten kushte për reshje dëbore.
“Nga dita e hënë vransirat largohen, por mbetet më ftohtë. Të martën e mërkurën mot kryesisht me diell. Në mëngjes minimalet zbresin deri në 3C, ditën e martë, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 23C, ditën e mërkurë”, thuhet në njoftim.