Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e nesërme, një pjesë e parkingut në rrugën “Dritan Hoxha”, më saktësisht mbrapa Pallatit të Rinisë, do të mbyllet përkohësisht.
Parkingu do të jetë i mbyllur deri më 13 gusht.
Komuna ka apeluar te qytetarët që parkingu do të operojë me hapësira të kufizuara.
“Udhëzohen qytetarët që në rast mungese të vendparkingjeve të kërkojnë hapësira në parkingjet alternative” thuhet mes të tjerash në njoftimin e Komunës.