1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga nesër kosovarët do të kenë tarifa të reja të rrymës

Duke filluar nga e shtuna, një prill, do të ndryshojë mënyra se si qytetarët e paguajnë rrymën dhe po ashtu do të ketë rregullime të tjera, të cilat janë aprovuar në mbledhjen e pestë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Çmimet e strukturës së re paraqesin çmime mesatare të tarifave të niveleve të tanishme (tarifat e vitit 2016).

Vendimi për strukturën e re tarifore ka për qëllim që tarifat të jenë sa më të thjeshta për t’i kuptuar, për të gjithë konsumatorët, dhe të krijojë përshtatje të sektorit me rrethanat e reja të krijuara nga kërkesat ligjore për liberalizim të tregut.

Përmes këtij thjeshtësimi, ZRRE synon të ju mundësojë konsumatorëve që më lehtë të kontrollojnë konsumin e tyre dhe të mund të krahasojnë më mirë çmimet që ju ofrohen nga furnizuesit e ndryshëm që pritet të hyjnë në treg.

Si rezultat i këtij ndryshimi të Strukturës tarifore të gjithë konsumatorët fundorë do të kenë një çmim të pandryshuar në aspektin sezonal, për çdo këh të shpenzuar.

Përveç kësaj, konsumatorët familjar nuk do të paguajnë më sipas blloqeve tarifore në bazë të nivelit të konsumit. Me strukturën e re, tek të gjithë konsumatorët do të aplikohen vetëm tarifat ditore – tarifa e lartë dhe ulët (ditë- natë).

“Nga një prill deri 30 shtator tarifa gjatë ditës do të jetë tarifë e lartë që aplikohet në mes të orës 08:00h – 23:00h, ndërsa gjatë natës do të jetë tarifa e ulët e aplikueshme prej orës 23:00h – 08:00h. Përderisa nga 1 tetori deri me 31 mars, tarifa e lartë do të jetë prej 07:00h – 22:00h dhe tarifa gjatë natës do të jetë në mes të orës 22:00h – 07:00h”, thuhet në njoftimin për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img