-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nga ndezja e zjarreve te dreka familjare, si po festohet Dita e Verës, tradita që u reziston shekujve bën “bashkë” edhe politikën

14 marsi shënon festën e Ditës së Verës.

Kremtimet e kësaj feste nuk nisin ditën e sotme.

Tradita e do që një natë më para qytetarët në të gjithë vendin ndezin zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

Porta e çdo shtëpie zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm.

Dita e Verës është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës.

Tirana dhe Elbasani janë dy qytetet që zhvillojnë edhe aktivitetet më të shumta festive nga mëngjesi deri në darkë. Kjo festë rrënjët, gjithë traditat, gatimet dhe mënyrat e festimit i ka në Elbasan. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj.

Dita e Verës është festuar me atmosferën e zjarreve në qytetin e Lushnjës. Pas festes me performancen e fëmijëve nga shkollat e qytetit dje gjatë gjithë ditës, në mbrëmje u ndezën zjarre.

Kjo festë ka bërë bashkë jo vetëm qytetarët por edhe politikën shqiptare.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.

Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Gledjan Llatja, ministrja Evis Kushi dhe deputetët Damian Gjiknuri, Luan Duzha dhe Denis Deliu ka mbërritur sot në Elbasan për të marrë pjesë në kremtimet për Ditën e Verës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar festën dhe bën me dije se ka zgjedhur Elbasanin për të kaluar ditën.

“Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! – festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut. Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët! Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan!”, shkruan Berisha në Facebook.

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.

“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar”, shkruan Begaj.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur që të urojë Ditën e Verës me vargjet e Ndre Mjedës. Meta ka ndarë një video në Facebook teksa reciton një pjesë nga poezia e Mjedës, Vaji i Bylbylit.

Pjesë nga poezia e Mjedës që reciton Meta

  • Po shkrihet bora,
  • Dimni po shkon;
  • Bylbyl i vorfën,
  • Pse po gjëmon?
  • Gjith; fushët e malet
  • Blerim e mbëloj;
  • Livadhi e pema
  • Gjithkah lulzoj.
  • A çil kafazi,
  • Bylbyl, flutro;
  • Ndër pyje e orgaja,
  • Bylbyl, shpejt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se sot është një ditë reflektimi dhe mesazhi që duhet përcjellë është bashkimi dhe jo përçarja sepse vetëm kështu mund të çohet përpara ky qytet.

“Sot është patjetër një ditë për gëzim por është edhe një ditë për reflektim. Ne kemi në dorë vetë të duhemi më shumë dhe të urrehemi më pak, të përqafohemi më shumë dhe të çirremi më pak; të punojmë më shumë dhe të flasim më pak. Besoj që kjo stinë e re është edhe një kujtesë që kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme; kur i vëmë stërkëmbësha njerit tjetrit, pengojmë njeri tjetrin, vetëm humbasim kohë të çmuar. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë për t’i bashkuar njerëzit. E di që po i afrohemi fushatës, njerëzit kanë bindjen e tyre politike por ajo një ditë është. Në 364 ditët e tjera duhet të punojmë, të punojmë, t’i bashkojmë njerëzit e ta çojmë qytetin përpara. Gëzuar, paçi vetëm ditë të mira dhe do të shihemi gjatë ditës në disa stacione dhe shpresoj shumë që të gjithë të kalojmë mirë, pa asnjë incident dhe më duket që të gjithë pavarësisht se nga vijnë kanë ardhur me mendjen për të kaluar mirë dhe për të rizbuluar dashurinë për qytetin dhe njeri tjetrin”, tha Veliaj.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka uruar qytetarët për “Ditën e Verës”:

Shijojeni këte ditë të bukur tradite! Përditshmëria ka strese, dëgjojmë lajme negative, prandaj stakojeni mendjen për çka kaloi dhe të shikojmë përpara. Tiranën e bëni të bukur ju. I jepni jetë me familjet tuaja. I jepni zhvillim kudo ku investoni kursimet tuaja. Gëzuar miq dhe shëndeverë sot e tutje! ????

Kreu i Bashkisë Gledian Llatja ka ftuar të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.

“Pranvera vjen më bukur në Elbasan, me një atmosferë shumëngjyrëshe dhe festive. Në këtë ditë të shënuar ju ftojmë në qytetin tonë për të festuar të gjithë së bashku, të mirëpresim pranverën, të gëzojmë me lulet dhe festojmë me këngë e bollokume. Historinë, traditën dhe shijen e vërtetë të Ditës së Verës e gjeni vetëm në Elbasan! Ju mirëpres të gjithëve”, thekson kryebashkiaku Llatja në një videomesazh në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img