Site icon PrishtinaPress

Nga momenti i vrasjes deri te dorëzimi i Tush Frrokut, u kryen dhjetëra bastisje

Tush Frroku, të hënën e javës së kaluar, dyshohet se ka privuar nga jeta dhëndrrin e tij, Anton Prelën.

Pas më shumë se një jave në arrati, Frroku sot është dorëzuar në Polici. Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se që nga momenti i vrasjes, Policia ka shpallur Frrokun në kërkim dhe se ka pasur kërkim intensiv për arrestimin e tij.

Madje, sipas Nikçit, janë bërë dhjetëra bastisje në territorin e Kosovës gjë që “kjo ka ndikuar që të sigurohet prezenca e të pandehurit për zhvillimin e procedurës penale”.

“Nga momenti i vrasjes së ndodhur në Klinë, Policia e Kosovës me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka shpallur në kërkim të dyshuarin Tush Frroku dhe ka pasur kërkim intenziv për kapjen e tij, ku janë bërë dhjetëra bastisje në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe kjo ka ndikuar të sigurohet prezenca e të pandehurit për zhvillimin e procedurës penale”, ka thënë Nikçi për Express.

Exit mobile version